U deshën vetëm dy orë e gjysmë që Titaniku të fundosej pasi u përplas me një ajsberg në vitin 1912.
Anija e quajtur Titanik u fundos në natën në mes 14 dhe 15 prillit të vitit 1912, pasi goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë.
Në bordin e anijes, në çastin e nisjes më 10 prill 1912, ishin 2.224 vetë.
Më shumë se gjysma udhëtonin në klasin e tretë me shpresën të emigronin në Amerikë.
Katër ditë pas nisjes, në orët e vona të mbrëmjes së 14 prillit, anija luksoze goditi një ajsberg.
Mëngjesin e 15 prillit, “Titanik” ishte përpirë nga uji duke marrë me vete 1.512 jetë. 76 për qind e anëtarëve të ekuipazhit vdiqën gjithashtu.
Dhe sipas një shkrimi të Business Insider, përcjell Telegrafi, para katastrofës, anija u tha se ishte e pafundosshme falë modelimit të ndarjeve të saj nën kuvertë.
Megjithatë, inxhinierët e Titanik nuk kishin parashikuar që një katastrofë të shponte gjashtë nga ato ndarje.
Ndërsa jemi jemi një shekull më vonë që nga kjo ngjarje, anijet ende nuk mund të përballojnë një fenomen të tillë.
Në maj të këtij viti, për shembull, 28 njerëz vdiqën kur një barkë dhe një anije lundrimi u përplasën në lumin Danub në Hungari.
Gjithashtu në vitin 2017, një shkatërrues i marinës amerikane u përplas me një cisternë nafte, duke vrarë 10 marinarë.
Por hulumtimet e reja nga Universiteti i Rochester thuhet se mund të ofrojnë një mënyrë të re për të mbajtur anijet në det.
Një ekip atje thuhet se ka krijuar një “disk metalik” që nuk do të fundoset, edhe pasi të jetë shpuar.
“Pavarësisht se sa është i dëmtuar ose i shpuar, ai do të jetë akoma në gjendje të qëndrojë në det”, ka thënë Chunlei Guo, studiuesi kryesor i studimit, për Business Insider, përcjell Telegrafi.
Projekti mori grante nga Ushtria Amerikane, Fondacioni Kombëtar i Shkencave, dhe Bill dhe Melinda Gates Foundation, një organizatë e themeluar nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, dhe gruaja e tij, Melinda.
Përveç ndërtimit të anijeve, studiuesit mendojnë se metali mund të përdoret një ditë për një mori të “shërbimeve” të tjera si pastrimi i kanalizimeve – pse jo edhe ndërtimi i qyteteve lundruese.
Metali ka një flluskë gjigante ajri që e ndihmon të notojë
Sipas shkrimit të Business Insider, anijet lundrojnë duke zhvendosur ujin; për të mbetur në det, një anije duhet të peshojë më pak se vëllimi i ujit që zhvendos. Kur ndodhi përmbytja e Titanik-ut, anija u bë më e rëndë se uji i zhvendosur dhe filloi të fundosej.
Për të mos lejuar që struktura e tyre metalike të vuajë të njëjtin fat, studiuesit e Rochester duhej të hartonin një metodë për të larguar vazhdimisht ujin.
Kështu, shkencëtarët përdorën laser për të gdhendur ulluqe të vogla në sipërfaqen e një “disku metalik”.
Këto gdhendje bllokuan ajrin, duke formuar një pengesë mbrojtëse që shkaktoi pikat e ujit të rrëshqitnin nga sipërfaqja metalike.
Veç kësaj, studiuesit e mbajtën atë nën ujë me peshë shtesë për dy muaj për të parë nëse do të humbte aftësinë e tij. Por kur hoqën peshën, metali u ngrit në sipërfaqe.
Detyra e tyre e fundit ishte të shohin nëse metali mund të përballojë dëme të mëdha. Kështu që ata shpuan vrima në disqe dhe i vendosën përsëri nën ujë. Pavarësisht se sa vrima kishin shpuar, ata gjetën se disku do të notonte.
Metali mund të përdoret për të ndërtuar qytete lundruese
Në studimin e ri, Guo sugjeron përdorimin e metaleve për ndërtimin e shumë gjërave, përfshirë anijeve.
Pesha e anijes nuk do të kishte rëndësi, tha ai, për sa kohë që sipërfaqja e metalit ishte mjaft e madhe për ta balancuar atë.
“Ndërsa zona e metalit bëhet më e madhe dhe më e madhe, kështu bëhet edhe kapaciteti i ngarkimit”, vlerëson Guo.
Si rezultat, kjo do të thotë që metali një ditë mund të përdoret edhe për ndërtimin e strukturave gjigante si qytetet lundruese.
“Unë mendoj se është një ide e shkëlqyeshme”, tha Guo, duke shtuar se konfigurimi metalik ishte “shumë më i fortë dhe shumë më i qëndrueshëm” sesa disa materiale të tjera të lidhura me konceptet e qytetit lundrues, si tekstil me fije qelqi ose gur gëlqeror.
Tani për tani, pengesa më e madhe për të prodhuar metalin në sasi më të mëdha është se përpunimi me laser kërkon kohë.
Por Guo mendon që ky duhet të jetë një problem që duhet zgjidhur nga prodhuesit. Misioni i tij, shtoi ai, është të demonstrojë shkencën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?

Kryeministrja serbe Brnabiq e gatshme të japë dorëheqje

Çfarë dihet për digën e shkatërruar ukrainase dhe cilat janë pasojat?

Momenti kur forcat ukrainase hodhën në erë tankun rus

Ish-zyrtari i inteligjencës amerikane thotë SHBA ka fluturake të paprekura aliene

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?