LAJMI I FUNDIT:

Bild publikon përgjimet e trafikantëve me kryebashkiakun e Durrësit

Bild publikon përgjimet e trafikantëve me kryebashkiakun e Durrësit

E përditshmja gjermane Bild vjen sot me një shkrim ekskluziv që e shoqëron me regjistrime audio, që tregon sipas saj sesi blihet vota në Shqipëri. Pikërisht nën titullin “Si mafia manipulon zgjedhjet në Shqipëri”, Bild sjell regjistrimet e bisedave të kryera nga hetues shqiptarë, që tregojnë se cilat klane të mafies kanë blerë bota për partinë e kryeministrit Edi Rama.

Në një nga këto biseda dëgjohet, sipas Bild, mafiozi Astrit Avdylaj, që sipas hetuesve kryeson një bandë që merret me trafik ndërkombëtar droge, teksa flet me drejtorin e Ujësjellësit në Durrës, Ivo Doci.

Në regjistrimin e dytë, Astrit Avdylaj bisedon me kryetarin e Bashkisë së Shijakut, të cilin e thërret në një takim me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.


Në regjistrimin e tretë është sërish Avdylaj që bisedon me Arjan Ndraxhin, vëllaun e deputetit socialist të Shijakut, Ilir Ndraxhi, para se ky i fundit të zgjidhet në Parlament.

Ndërsa në një tjetër regjistrim, Avdylaj bisedon me kryetarin e Partisë Socialiste të Shijakut, Elton Arbana, me të cilin flet me tone të ashpra.

Po ashtu, “Bild” sjell edhe telefonatën mes Avdylajt dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“A duhet lejuar ky vend të anëtarësohet në BE?”, pyet Bild.

“Shqipëria do, Brukseli nuk trazohet shumë dhe Gjermania shpreh mbështetje për negociatat e anëtarësimit, duke folur për progres në demokratizimin e tij. Por në fakt, shkruan Bild, vendi po zhytet në kaos. Është në një udhëkryq mes demokracisë dhe republikës së mafies”. /TCH/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori