LAJMI I FUNDIT:

Bilanci i ditës së fundit të vitit 2018: Vrasje, aksidente e lëndime nga mjetet piroteknike

Bilanci i ditës së fundit të vitit 2018: Vrasje, aksidente e lëndime nga mjetet piroteknike
Foto:

Dita e fundit e vitit 2018, në Kosovë u përmbyll me vrasje, aksidente, lëndime nga mjetet piroteknike.

Nga aksidenti që ndodhi në fshatin Penuhë të Podujevës, mbeti e vdekur një grua kurse shtatë persona të tjerë u lënduan


“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuh të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tetë persona. Një nga të lënduarit, një grua, nuk ka arrit t’i përballojë plagët e shkaktuara dhe ka vdekur. Ndërkohë, personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, bënë të ditur nga Policia e Kosovës.

Policia jep detaje për aksidentin në Penuhë të Podujevës: Një e vdekur dhe shtatë të lënduar
Lexo po ashtu Policia jep detaje për aksidentin në Penuhë të Podujevës: Një e vdekur dhe shtatë të lënduar

Por, fatkeqësisht ky nuk ishte aksidenti i vetëm. Një tjetër ndodhi po ashtu në rrugën Prishtinë-Podujevë në fshatin Besi, ku pesë persona mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së tri veturave.

“Rreth orës 18:30, në fshatin Besi, në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacionit rrugor në mes të tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit rrugor, lëndime tupore kanë pësuar 5 persona”, tha Ahmeti.

Edhe një aksident i rëndë në rrugën Prishtinë- Podujevë, pesë të lënduar në Besi
Lexo po ashtu Edhe një aksident i rëndë në rrugën Prishtinë- Podujevë, pesë të lënduar në Besi

Aksidente të rënda pati edhe në komunën e Deçanit dhe Gjilanit.  E pikërisht në Gjilan 31 dhjetori i 2018-tës, ndodhi të ishte fatal edhe për një grua të moshës 62 vjeçare e cila u qëllua aksidentalisht me armë nga bashkëshorti saj, shkruan Telegrafi.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur përderisa burri po gjuante me një armë gjuetie për Vitin e Ri.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se deri tek vrasja kishte ardhur si pasoj e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës  J. J. (1956) i cili pas ndërrimit të mote moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë llojit “Hungarian Submacine Gun@,model-53, dhe nga pakujdesia kishte qëlluar bashkëshorten e tij tani të ndjerë Z.J”, thuhet ne njoftim.

Policia jep detaje rreth vrasjes në Gjilan, burri vret gruan aksidentalisht duke festuar për Vitin e Ri
Lexo po ashtu Policia jep detaje rreth vrasjes në Gjilan, burri vret gruan aksidentalisht duke festuar për Vitin e Ri

E sikurse çdo vit, në momentet e ndërrimit të mot moteve pati edhe qytetarë të cilët u lënduan nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Vetëm në QKUK ndihmë kanë kërkuar disa persona.

“Kanë filluar të vijnë persona të lënduar si rezultat i përdorimit të mjeteve piroteknike. Një pacient ka pasur një lëndim jashtëzakonisht të rëndë sidomos në buzën e poshtme që i është çarë krejt buza. Kemi edhe persona të tjerë që kanë djegie të fytyrës dhe lëndime të tjera. Gjithsejtë janë 5-6 raste, mirëpo mund të ketë edhe të lënduar të tjerë. Në krahasim me vitet e tjera mund të themi  është një numër më i vogël, sepse si duket njerëzit kanë filluar të vetëdijesohen”, theksoi Bajgora.

Lëndime nga përdorimi i mjeteve piroteknike janë raportuar edhe në komunat tjera si në Prizren, Ferizaj dhe komuna tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori