LAJMI I FUNDIT:

Bilanc qeveritar që nuk e ka parë bota!

Bilanc qeveritar që nuk e ka parë bota!

Jemi përpara ditës së zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. 25 qershori po afron. Ndërkaq, sigurisht kemi edhe një vështrim pas nga koalicioni qeveritar për të bërë njëfarë bilanci të rezultateve të këtyre katër viteve në qeverisje.

T’i marrësh Shqipërisë katër vite kohë duhet guxim i madh moral. Shumëzoje për dhjetë dhe del gjithë periudha moniste pak a shumë. Shumëzoje edhe me dhjetë të tjera dhe kthehemi pas afërisht te shekulli Skënderbeut.


Por, si ky bilanc nuk ka parë bota! As Historia e tranzicionit shqiptar.

Pse?

E para, sepse derisa filloi fushata elektorale nga ana e përfaqësuesve të ndryshëm të koalicionit qeveritar kishim gjykimin se Shqipëria vërtet ishte futur në rrugën e bërjes të një fuqie ballkanike, me organizim urban cilësor, me shkolla të nivelit evropian, me shëndetësi në lulëzim, me papunësi të ulur, dhe me shqiptarë të pasur.

Oh, sa bukuri ka tufa!

Pritej që gjatë fushatës boritë e sukseseve të binin si trumbetat e një gjahu mbretëror, por në kundërshtim me normalitetin politik, pikërisht gjatë fushatës elektorale, partitë e koalicionit qeveritar po tregohen të pamëshirshme dhe po kritikojnë qeverisjen e tyre gjatë katër viteve të shkuara, aq sa edhe ne që nuk kemi qenë dakord në asnjë pikë strategjike me të po çuditemi nga furia e autokritikës nga ana e koalicionit.

Koalicionit i ka dalë vetja qejfit.

Autokritikë vendçe!

E dyta, rezultate të papara në botë, sepse katër vite në koalicion ishin bashkë, tani në fushatë dy partitë qeveritare i bëjnë opozitë njëra-tjetrës, kurse mes koalicionit qeverisës dhe opozitës që pothuajse nuk u bë gjatë katër viteve, duket se marrëveshja e arritur pak javë më parë funksionon.

Katër vite në opozitë mes PS-së dhe PD-së dhe tani gjatë fushatës elektorale, pikërisht në finish, dy partitë bëjnë marrëveshje midis tyre që ndikon jo pak fushatën e sotme elektorale.

Vërtet e pamendueshme nga pikëpamja e gjërave normale që mund të priteshin!

Së treti, njëra parti lavdëron ministritë që ka drejtuar ajo, dhe kritikon ato që drejtonte tjetra, dhe anasjelltas. Nuk e paskemi ditur. Paskemi jetuar njëkohësisht në dy shtete. Një të LSI-së dhe një të PS-së!

PS thotë se taksat, patentat, doganat, bujqësia, madje edhe drejtësia, e ku e di unë tjetër paskan qenë për ibret. Kurse, LSI thotë se rendi, shkolla, reformat e arsimit të lartë, strategjia e vetingut paskan qenë lemeri!

Pra, po t’i bashkojmë këto dy bilance del se paskemi jetuar nën një qeverisje beter! Nuk e thotë opozita, sepse ajo është fort edukueshëm e artikuluar, por e thotë vetë koalicioni qeveritar!

Çfarë po bëhet kështu? Kemi qenë mirë apo kemi qenë keq? Jemi qeverisur mirë apo jemi qeverisur keq e burra? Kemi jetuar nën një qeveri, apo nën dy qeveri?

Skizofreni politike që trullos mendjet e qytetarëve.

PS thotë se ka pranuar qeverisjen e keqe të LSI-së, sepse përndryshe nuk merrte dot vota, nuk mbante pra dot pushtet. LSI thotë se ka pësuar keqqeverisjen e PS-së sepse donte stabilitetin e koalicionit, pra të pushtetit – donte pushtet.

Çfarë po bëhet kështu?!

Të dyja palët pranojnë se kanë pranuar keqqeverisjen e shkaktuar prej aleatit të tyre për shkaqe elektorale, për shkak të dëshirës për vota, për dëshirën për pushtet!!!

Pikërisht ky është problemi. Kjo është përgjegjësia. Për hir të pushtetit dhe të votave të keq-qeverisësh Shqipërinë!

Kjo nuk është logjikë shfajësimi, kjo është fajësia vetë. Dhe, ata që duhet të bëjnë bilancin qeveritar e pranojnë këtë kaq hapur?!

Po ky është halli ynë o shokë! Mos jemi vallë gjë idiotë dhe budallenj ne qytetarët çka u lejon partive qeverisëse të shfajësohen pikërisht me atë që është një akt vetakuzimi? Se nuk shoh mundësi tjetër unë!

Çfarë duhet tjetër përtej kësaj???

Nëse rrethanat nuk të lenë të mirëqeverisësh vendin, qëndro në opozitë! Ky është morali politik më elementar. Mos kërko e mbaj pushtet kur paskësh qenë i ndërgjegjshëm se qeverisja jote do të jetë e keqe, duke mbajtur në pëqi dikë që të pengon pamjen, nuk të lejon të ndryshosh marshet, apo t’i japësh gaz motorit.

Çfarë kulture politike!

Në trend

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori