Bilanc i ri në tragjedinë e Hong Kongut - shkon në 13 numri i viktimave nga djegia e kompleksit të banimit

Trembëdhjetë persona, përfshirë një zjarrfikës, janë vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë në gjendje kritike si pasojë e një zjarri të fuqishëm që po përfshin një kompleks banimi në lagjen Tai Po të Hong Kongut, ndërsa flakët përfshijnë skelat prej bambuje nëpër shtatë blloqe, me shumë banorë të bllokuar brenda.
Re të mëdha tymi të errët u ngritën lart në qiell në vendngjarje, në Wang Fuk Court, të mërkurën, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në shtatë nga tetë blloqet e kompleksit, shkruan southchina morining post.
Policia tha të mërkurën se kishte marrë disa raportime për njerëz të bllokuar në ndërtesën ku nisi zjarri, ndër ta një burrë dhe një grua që raportohej se ishin të pavetëdijshëm dhe me djegie.
Real hell in Hong Kong: fire engulfs massive high-rises
Several residential blocks housing thousands of people are burning at once, trapping residents in a blazing inferno. The fire is spreading extremely fast.
At least four deaths have been reported so far, including a… pic.twitter.com/Jpp3rBaRLq
— NEXTA (@nexta_tv) November 26, 2025
Ndryshe, Wang Fuk Court që ndodhet në lagjen Tai Po është një nga 18 distriktet e Hong Kongut. Është një kompleks banimi i përbërë nga tetë ndërtesa dhe pothuajse 2000 njësi banimi.
Wang Fuk Court është pjesë e programit qeveritar për strehim të subvencionuar.
Sipas faqes së internetit të kësaj prone, kompleksi është i banuar që nga viti 1983. /Telegrafi/
Footage of a devastating fire in a Hong Kong residential complex: 4 dead, 3 injured
The fire spread rapidly due to bamboo scaffolding erected for exterior renovation work.
Many residents may have been trapped inside their apartments. pic.twitter.com/YwmDN9ZKd9
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 26, 2025



















































