Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami kërkon më shumë kompetenca për komunat, sidomos në fushë e urbanizmit. Kasami pas takimit me ministrin e pushtetit lokal tha se është i patjetërsueshëm një decentralizim i mirëfilltë, me theks të veçantë fiskal. Ndërkohë Penov tha se për një Ligj të ri të decentralizimit, nuk është momenti i duhur, sidomos tani kur ka zhvillime të shumta politike sidomos me ndryshimet kushtetuese. Kasami dhe Penov firmosën marrëveshje për financim në rrugën e butiqeve, e cila duhet të rikonstruohet.
“Fatkeqësisht tek në për gjithçka dhe me gjithçka bëhet politikë, në këtë rast, unë vlerësoj se vazhdimi i procesit të decentralizimit nuk ka kufi politikë apo etnik por është interes i gjithë qytetarëve që pushteti të jetë sa më afër qytetarëve dhe decentralizimi nënkupton që sa më shumë pushtet të marrin komunat dhe ai pushtet të jetë në shërbim të qytetarëve. Ne shpresojmë se Qeveria dhe gjithë faktorët politikë do gjejnë forcë që sa më shpejtë të vazhdojë dinamika e decentralizimit në ato fusha sepse ne nuk shkojmë dot në një fazë tjetër derisa atë që e kemi planifikuar nuk e realizojmë, sepse në shumë fusha procesi i ndërlidhjeve të kompetencave nuk është ia arsyeshëm”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.
“Kërkohet momenti kur do ketë vullnet politik që një ligj i tillë sistemor të kalojë edhe në Kuvend. Nga njëra anë e vërtetë është se disa komuna si Tetova e tjera, duhet të iu jepet shumë shpejt një mundësi më e madhe funksionimi në mënyrë të pavarur, por ka po ashtu komuna që këto kompetenca të vogla nuk mund t’i plotësojnë si duhet. Pra po punohet në drejtim të decentralizimit, por për momentin Kuvendi është i bllokuar dhe nuk mund të hapim një debat të tillë tani”, u shpreh Risto Penov. Ministër i Pushtetit Lokal. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit