Kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë, ku në mëngjes do të ketë temperatura të ulëta, me prani të ngricave dhe mjegullës në shumë zona.
Gjatë mesditës, vlerat termike pritet të jenë kryesisht pozitive, por ndjesia e të ftohtit do të mbetet e pranishme për shkak të erës nga veriu dhe veriperëndimi, e cila do të mbizotërojë gjatë gjithë javës.
Duke pasur parasysh prezencën e mjegullës, qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, veçanërisht paradite dhe mbrëmjes, pasi cilësia e ajrit mund të jetë e dobët.
Po ashtu, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, sidomos në zonat me lagështi, ku ekziston mundësia e krijimit të shtresave të akullit, duke e bërë qarkullimin më të vështirë dhe të rrezikshëm.
Kjo javë nuk pritet të sjellë sasi të konsiderueshme shiu apo bore, përveç ndonjë rige të dobët në disa zona të izoluara. Qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet e motit dhe të marrin masat e nevojshme për t’u përshtatur me kushtet atmosferike.
Parashikimi për pesë ditë:
E hënë- Mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehë nga veriu.
E martë -Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.
E mërkurë –Mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
E enjte -Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 4-7 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
E premte –Mot i vranët dhe me periudha të shkurtra diellore. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker