LAJMI I FUNDIT:

Bien rendimentet e grurit (Video)

Bien rendimentet e grurit (Video)

Bujku Safet Gashi tregon se ai ka filluar të dërgojë grurin në pikën grumbulluese. Ai thotë se sivjet ka mbjell tokën e tij për 40 për qind më pak për shkak të financave, madje shton se për shpenzimet rrugore i ndihmon M&Sillosi.

Gjithashtu, Gashi shtoi se në vend që institucionet përkatëse t’i ndihmojnë në mbjelljen dhe korrjen e grurit, ata as nuk po i lejojnë që të shesin produktet e tyre jashtë vendit dhe çka është më e keqja produktet nga Serbia e Maqedonia i sjellin në Kosovë ani pse Kosova ka prodhim.

Drejtori Teknik i M&Sillosit, Samir Bajraj, tha se i kanë bërë gati të gjitha përgatitjet për pranimin e grumbullimit të grurit dhe kapacitetet e kësaj fabrike të miellit janë të mëdha. Ai bënë të ditur se kanë infrastrukturë për pranimin e grurit deri në dymijë tonë në ditë, në 40 pika grumbulluese në gjithë Kosovën.

Po ashtu, Bajraj tha se sipas informacioneve të para që i kanë deri më tani duket se 50 për qind të tokave janë të punuara më pak se vitin e kaluar duke e përfshirë tërë territorin e Kosovës. Ata që nuk janë mjaftueshëm të kënaqur me rezultatet e korrjeve të grurit sivjet janë bujqit shtoi Bajraj. /Tribuna Channel/