LAJMI I FUNDIT:

Bie prodhimi i cigareve në Bashkimin Evropian (Infografikë)

Bie prodhimi i cigareve në Bashkimin Evropian (Infografikë)

Në Bashkimin Evropian, gjatë vitit 2016 janë prodhuar mbi 527 miliardë cigare. Kjo shifër është 36 miliardë pako më pak se në vitin 2015 dhe rreth një e treta më pak, apo 300 miliardë më pak cigare krahasuar me prodhimin e regjistruar dhjetë vjet më parë.

Në vitin 2016, prodhimi në Bashkimin Evropian ishte i barabartë me 50 pako cigare për banorë dhe vlera e prodhimit ishte rreth 6.2 miliardë euro. Kështu thuhet në raportin e Eurostat, shkruan Telegrafi.

Me gati 168 miliardë cigare të prodhuara, Gjermania ishte prodhuesi më i lartë në vitin 2016. Prodhimi i saj i cigareve përbënte 32 për qind të totalit të Bashkimit Evropian.


Polonia renditet e dyta me 99 miliardë cigare të prodhuara ose 19 për qind të totalit të Bashkimit Evropian dhe Rumania e treta me 77 miliardë cigare apo 15 për qind. Greqia me 31 miliardë cigare, Portugalia me 27 miliardë cigare dhe Bullgaria me 21 miliardë cigare, ku secila bëjnë pjesë rreth 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm të Bashkimi Evropian.

31 Maji është Dita Botërore pa Duhan. Kjo ditë synon të tërheqë vëmendjen e përdorimit të duhanit dhe në efektet negative të shëndetit, të cilat sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë gati 6 milionë vdekje çdo vit në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori