Profesorët e Univeristetit të Manitobës, Kanada, kanë arsye për të besuar se BMI-ja e famshme është një gabim i madh.
Nëse keni shkuar ndonjëherë tek dietologu, mund t’ju ketë kërkuar të peshoheni. Më pas, ju ka matur gjatësinë dhe ka përllogaritur diçka që quhet BMI (Body Mass Index- Indeksi i Masës Trupore).
Kjo rezultante e peshës me gjatësinë e trupit është përdorur prej vitesh si një tregues i peshës ideale, për të kuptuar nëse jeni apo jo në masën e shëndetshme për trupin tuaj. Thënë ndryshe: sa duhet të peshoni në bazë të gjatësisë që keni.
Por një studim i fundit sygjeron se kjo teori është krejt e gabuar.
Profesorët analizuan BMI-në e 500 mijë meshkujve dhe femrave, si edhe matën peshën e tyre trupore. Ata zbuluan se njerëzit me BMI-në më të ulët ishin më të rrezikuarit për të jetuar më pak (44-45% më të rrezikuar se ata me BMI mesatare). Po kështu, edhe ata me një BMi më të lartë, ishin më pak të mbrojtur.
Por ç’do të thotë kjo? Ne e dimë se pesha ideale nuk është as shumë nënpeshë, as mbipeshë. Çështja është, se kishte njerëz të cilët peshonin shumë, edhe pse mund të mos kishin masë dhjamore. Kjo për shkak se trupi i tyre ishte i krijuar me më shumë masë muskulore.
Nga përllogaritjet, dukej sikur BMI-ja e tyre ishte tepër e lartë por në të vërtetë, trupi i tyre ishte i shëndetshëm dhe nuk kishin asgjë që mund t’u cënonte jetëgjatësinë.
Për këtë arsye, profesorët e Manitobës kanë arsye për të besuar se BMI-ja e famshme është një gabim i madh. Ndaj, bëni kujdes me dietat dhe mos i zini shumë besë peshores. Muskujt peshojnë më shumë, sepse janë më të dendur. E megjithatë, kjo s’do të thotë se rrezikoni të jetoni më pak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit