LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i vizitave të shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Bie numri i vizitave të shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Kosova është shteti me numrin më të madh të hyrjeve të shtetasve të saj në Shqipëri, sipas një raporti të publikuar nga INSTAT-i të enjten.

Megjithatë, gjatë periudhës janar-prill 2022, numri i shtetasve të Kosovës që e kanë vizituar Shqipërinë ka rënë ndjeshëm për 13,6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Telegrafi.


Sipas INSTAT, në një kohë pandemie, në prill të vitit 2021, në Shqipëri u regjistruan 136.022 hyrje të shtetasve të Kosovës, ndërsa në prillin e këtij viti u regjistruan 107.436 hyrje.

“Gjatë katërmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”, thuhet në raport.

Ndërsa, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar thuhet se janë rritur.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6 %. Në Prill 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 402.051. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 66,8 %”.

Sa i përket daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022, thuhet se janë 834.528 duke shënuar një rritje me 85,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022 janë 449.294. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 2 herë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2022, janë 385.234. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 75,5 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katër muajve të parë të 2022, është 1.502.984 duke u rritur 52,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori