LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i fëmijëve të braktisur

Bie numri i fëmijëve të braktisur

Numri i fëmijëve të braktisur çdo vit po shkon duke u zvogëluar. Në vitin 2018 kishte 28 raste të fëmijëve të braktisur, kurse nga janari i këtij viti deri në shtator janë evidentuar 22 raste.

Sipas të dhënave që posedon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, del se numri i fëmijëve të braktisur çdo vit po shkon duke u zvogëluar. Në vitin 2014 janë evidentuar 41 raste, në vitin 2015,  43 raste, në vitin 2016 , 36 raste, në vitin 2017, 34 raste, në vitin 2018,  28 raste dhe nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar 22 raste.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se strehimi i këtyre fëmijëve është një formë alternative e mbrojtjes së përkohshme dhe afatshkurtër për fëmijët e kësaj kategorie, për shkak se Republika e Kosovës që nga periudha e pasluftës nuk ka ndërtuar dhe rindërtuar asnjë jetimore, atëherë për mbrojtjen dhe strehimin e fëmijëve pa kujdes prindëror nga mosha 0-18 vjeç, ka zhvilluar partneritet me sektorin jo qeveritar, bashkëpunon me SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Shpresa dhe Shtëpi për fëmijët “Caritas Umbria”.

Besnik Peci, udhëheqës i kujdesit alternativ për fëmijët që janë të strehuar në ‘Fshatin Sos’, tha se ata kanë kujdesin intensiv nga “SOS Nëna”, një grua e cila nuk ka obligime familjare jashtë “SOS Fshatit” dhe ka vendosur të punojë dhe të përkushtohet për rritjen e fëmijëve të cilët i besohen asaj.

Ndërsa gjatë ditës, javës dhe vitit ata marrin shërbime sistematike prej psikologut, punëtorit social dhe pedagogut.

Peci për KosovaPress, tha se aktualisht në Fshatin Sos janë të strehuar 60 fëmijë, të cilët marrin të gjitha shërbimet që i mundësojnë atyre fëmijëve të rritën në mënyrë të mirëfilltë si të gjithë fëmijët e tjerë.

“Aktualisht në Sos fshatrat e fëmijëve i kemi 6 foshnje, 40 fëmijë nga mosha 3-18 vjeç, 4 të rijnë që janë pjesë e programit të shtëpisë së rinisë dhe 10 të rijnë që janë pjesë e programit të gjysmë pavarësimit, në total janë 60 fëmijë të cilët aktualisht janë duke marrë shërbime në Sos fshatrat e fëmijëve të Kosovës. Sos Fshatrat kanë gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe gjithë stafin me profesional të mundshëm për t’i ofruar shërbimet më cilësorë për fëmijët pa përkujdes prindëror, pra secili fëmijë mbas të standardeve minimale të kujdesit i ka të plotësuara të gjitha kërkesat të cilat i nevojiten për me u zhvillur në mënyrën më të mirëfillta të mundshëm si në aspektin higjenik, ushqimor, infrastrukturës, vendbanimeve dhe ganave të tjera”, tha ajo.

Peci gjithashtu tha se fëmijët e ‘Fshatit Sos’ edhe pasi t’i mbushin 18 vjet, vazhdojnë të jenë pjesë e tyre, sepse në kuadër të Sos-it hyn edhe programi i gjysmë pavarësimit, që i mundëson të rinjve të qëndrojnë edhe 3 vite të tjera derisa, ata të ndihen të sigurt për ta përballuar jetën.

“Sa i përket fëmijëve të cilët e kalojnë moshën 18 vjeçare, atëherë kur përfundon kujdestaria ligjore, qendra për punë sociale përkujdeset për ta. Ne edhe atëherë nuk heqim dorë prej fëmijëve të cilët janë rrit te ne, për faktin se ne ofrojmë një program të mbështetjes për këta fëmijë, duke i bërë pjesë të programit të gjysmë pavarësimit ku për tri vite radhazi ne tentojmë me i mbështet të rinjtë drejt zhvillimit të tyre, qoftë në studime, qoftë në aftësim profesional dhe punësim, apo qoftë edhe në avokim trashëgimisë që ata e kanë dhe gjëra të tilla.Viti i parë i mbështetjes për të rinjtë është 75 për qind, ku mbulohen të gjitha shpenzimet për ekzistenca dhe zhvillim në karrierë, viti i dytë 50 për qind dhe viti i tretë 25 përq ind, për këto tri vite konsiderohet që të rinjtë me arrit shkallën e pavarësimit dhe me u bë të pavarur që pas tri vite me qenë të zotët e vetës”, shtoi Peci.

E drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, tha se në repartin e tyre ka foshnje të cilat prindërit i braktisin ditën që i lindin dhe foshnje që policia së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale i dërgojnë nga tereni.

Sipas tij, të gjitha këto foshnje në klinikë qëndrojnë 28 ditë, ku edhe i marrin shërbimet e duhura, pastaj i referohen Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Gojnovci tha se është fat i mirë që numri i foshnjave të braktisura është në zvogëlim e sipër. Ai shtoi se rastet kur prindërit pasi kanë lënë foshnjën, kthehen dhe i marrin përsëri janë raste të mëdha.

Në vitin 2014, sipas tij, kanë qenë 28 foshnje të braktisura, një bashkim familjar. Në vitin 2015, 19 foshnje të braktisura, 9 bashkime familjare. Në vitin 2016, 23 foshnje të braktisura, 12 bashkime familjare. Në vitin 2017, 12 foshnje të braktisura, 26 bashkime familjare. Në vitin 2018, 9 foshnje të braktisura, 20 bashkime familjare dhe në vitin 2019, 12 foshnje të braktisura 26 bashkime familjare.

“Klinika e Neonatologjisë i trajton edhe foshnjat e braktisura të cilat lindin në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike, apo edhe në teren, varësisht se ku lajmëron punëtori social dhe i sjellin së bashku me policinë në klinikën tonë. Këtë vit numri i foshnjave të braktisura është 38 foshnje dhe nga këto raste 12 janë raste sociale që kanë mbet me u kujdes departamenti i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenie Sociale dhe 26 foshnje janë bashkuar me prindërit pas një bisedës me punëtorin social”, tha Gojnovci.

Gojnovci ka një mesazh për prindërit e rinj.

Sipas tij, ata duhet të ndërgjegjësohen dhe të mos i braktisin fëmijët e tyre dhe uron që numri i fëmijëve të braktisur të zvogëlohet.

“Këto foshnje duhet gjithmonë të kemi parasysh se janë braktisur dhe të kujdesemi për to. Uroj që ky numër të zvogëlohet sa më shumë dhe të ketë ndërgjegjësim të njerëzve që të mos braktisin më”, shtoi Gojnovci.

Kujtojmë se në vitin 2019 në muajt, janar-shtator janë evidentuar 22 raste të fëmijëve të braktisur, numër ky në zvogëlim e sipër në krahasim me vitet e kaluara./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori