LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i aksidenteve në trafikun rrugor

Bie numri i aksidenteve në trafikun rrugor

Krahasuar me ditën e enjte, të premten është përgjysmuar numri i aksidenteve të trafikut, të cilat kryesisht ndodhën si pasojë e motit të keq. Policia e Kosovës i tha KosovaPress-it se për fat asnjë aksident nuk është shënuar me fatalitet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se të premten është raportuar për rreth 60 aksidente, nëntë prej tyre janë me lëndime trupore, kurse 48 aksidente janë shënuar vetëm me dëme materiale.

Sipas tij, të enjten janë raportuar 127 aksidente, ku 100 prej tyre me dëme materiale, e 27 me të lënduar.


Hoxha tha se qarkullimi rrugor është vështirësuar dukshëm, ndërsa me vështirësi të theksuara janë zonat e thella të fshatarëve.

“Referuar të reshurave të vazhdueshmet të borës që nga dita e djeshme, qarkullimi në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit është vështirësuar dukshëm. Sipas informacioneve që kemi nga terreni respektivisht nga njësitet relevante policore, qarkullimi realizohet por me vështirësi të theksuara, nëpër disa akse rrugore, nëpër zona të thella të fshatrave, zonave malore, si dhe vështirësi ka nëpër rrugët që qojnë në pika të thella kufitare”, tha Hoxha.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që gjatë kësaj periudhe kur kemi të reshura dhe kemi ngrica nëpër rrugët e vendit, të jenë vigjilent, të vozitin me kujdes maksimal, si dhe të kenë me vete pajisjet dimërore. Në mënyrë që të qarkullojnë sa më sigurt dhe të i shmangen aksidenteve në trafikun rrugor.

Në të kundërtën Policia e Kosovës me njësitet e saj operative është duke ndërmarrë veprime aktive dhe aty ky vërejnë se ka shkelje të dispozitave të ligjit, në trafikun rrugor, do të ndërmerren edhe masa ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori