Bie një pemë në Prishtinë

Një pemë ka rënë sot në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët që ndodheshin në zonë në momentin e incidentit.
Sipas dëshmitarëve të rastit, ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Kalimtarët kanë bërë të ditur se pema ra në afërsi të trotuarit, por pa goditur askënd.
Drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi për Telegrafin ka thënë se ekipi i zjarrfikësve ka shkuar në vendin e ngjarjes.
“Ekipi ka shkuar ne vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurt Gashi.
Telegrafi po ashtu është munduar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































