LAJMI I FUNDIT:

Bie nataliteti në Kosovë

Bie nataliteti në Kosovë

Që prej vitit 2014 Kosova ka shënuar rënie të natalitetit pothuaj çdo vit, sado që statistikat e vitit 2022 nuk tregojnë ende qartë se cili është niveli i rënies së numrit të natalitetit.

Megjithëse në vitin 2014, numri i lindjeve ishte mbi 25 mijë në vitin 2021 ky numër ra për afro 2 mijë, në një numër prej afro 23 mijë.

Në bazë të statistikave të dhëna nga Agjenica e Statistikave numri i lindjeve në vitin 2021 shënoi megjithatë një rritje prej 4 për qind në krahasim me një vit më parë, 2020, kur u regjistruan afro 22 mijë lindje.

Drejtori i Klinikës së gjinekologjisë dhe obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare, dr. Zef Ndrejaj tha se mesatarja e lindjeve brenda 24 orëve është 17. Ai tha se gjatë vitit 2021 në klinikën gjinekologjike obstetrike kanë qenë gjithsej 8744 lindje ndërsa në vitin 2022 ka pasur një ngritje të lehtë të lindjeve ku janë regjisturar 8809.

Dr. Ndrejaj tha se numri i lindjeve në qendrën e Gjinekologjisë ka rënie në krahasim me lindjet në viitet e fundit, por kjo është për shkak të klinikave private që janë hapur në Kosovë, raporton rtv 21.

“Mirëpo edhe planifikimin e families kur e bëjnë prindërit, mesiguri e mendojnë edhe kushtet sociale që nuk janë në nivel siç duhet me i rritë shumë fëmijë, dëshirojnë që ata fëmijë t’i kenë kushtet sa më të mira dhe bëjnë një planifikim më ndryshe, mëheret, mendojnë më shumë për kushtet e fëmijëve, shkollimin, jetesën, kushtet ekonomike që si kanë në nivel”.

Njohës të problematikës e ndërlidhin rënien e natalitetit në Kosovë me, siç thonë, ndryshimet shoqërore dhe ekonomike viteve të fundit.

Sociologu, Ragip Fetahu tha se planifikimi i jetës tani bëhet në baza individuale dhe njerëzit nuk gjejnë kohë apo hapësirë për palnifikim familjar, ku shtoi se institucionet duhet të rrisin përkrahjen financiare për ata që kanë fëmijë.

“Jeta është bërë shumë dinamike, puna, stresi ditor dhe presioni social kanë ndikuar që individët, njerëzit mos të kenë shumë kohë që të bëjnë një planifikim më të mirëfilltë familjar dhe kjo ka ndikuar që të bije numri i lindjeve tek ne.

Agjencia e Statistikave ndërkohë ka bërë publike se shkalla e papunësisë në Kosovë është 20.7 për qind ose 100.161 persona, ndërsa vetëm gjatë vitit 2021 nga Kosova kanë emigruar 42,728 banorë. Jo zyrtarisht bëhet me dije se edhe afro 50 mijië qytetarë të tjerë janë lartguar nga Kosova gjatë vitit 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori