LAJMI I FUNDIT:

Bie akuza për terrorizëm, 20-vjeçarja kosovare në Itali dënohet për “nxitje të terrorizmit”

Bie akuza për terrorizëm, 20-vjeçarja kosovare në Itali dënohet për “nxitje të terrorizmit”

Bleona T. është dënuar nga drejtësia italiane me 3 vjet e 4 muaj burgim për propagandë në favor të organizatës terroriste ISIS.

20 vjeçarja kosovaro-italiane ishte arrestuar nga autoritetet italiane nëntorin e kaluar në Padova me dyshimet se ka bashkëpunuar me ISIS-in, mirëpo akuza për terrorizëm ndaj saj ka rënë.


Ajo u dënua vetëm për veprën “nxitje të terrorizmit”, duke evituar kështu një dënim të rëndë.

Për hetuesit italian Bleona konsiderohej si pjesë e “luanëve të Ballkanit” që konsiderohej si celulë e organizatës terroriste ISIS.

Dyshimet e drejtësisë italiane kishin nisur për shkak të investigimeve që po bëheshin ndaj bashkëshortit të Bleonës (i cili ishte po ashtu shumë i ri në moshë).

Ai konsiderohej se kishte lidhje me Kujtim Fejzullain, që kishte kryer sulme terroriste në Vjenë në fund të vitit 2020.

Bleona ishte martuar në Gjermani në janar të vitit 2021 me tradita islame.

Ajo ishte një mbështetëse e flaktë e ISIS.

Në vjeshtën e vitit të kaluar nga Kosova kishte shkuar në Milano te i vëllai.

Mediat italiane raportojnë se vëllai i saj nuk kishte pasur lidhje me ngjarjet, derisa Bleona kishte ruajtur kontaktet me burrin e radikalizuar.

Sipas raporteve të njëjta, Bleona kishte qëllime të qarta për të rekrutuar vajza në shërbim të kauzës së ISIS, pa e fshehur dëshirën edhe për të shkuar fizikisht në Siri.

Avokatët e Bleonës, Giuseppina Bartolotta e Giuseppe De Carlo janë shprehur të kënaqur nga ky vendim, duke e konsideruar fitore zbutjen e aktakuzës ndaj kosovares./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori