LAJMI I FUNDIT:

Bie aktiviteti ndërtues i punëtorëve të Maqedonisë jashtë vendit

Bie aktiviteti ndërtues i punëtorëve të Maqedonisë jashtë vendit
Ilustrim

Në periudhën janar-shtator të këtij viti, shuma e kontratave ndërtimore jashtë vendit, arriti në 2.669.372.000 denarë, që është një rënie prej 27.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), operativa ndërtimore e Maqedonisë, ka realizuar punë ndërtimore, jashtë vendit, prej 1.955.970.000 denarë, që është për 8.4% më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Në të njëjtën periudhë, është regjistruar rritje e kryerjes së punëve ndërtimore në Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë dhe Gjermani./Telegrafi/