LAJMI I FUNDIT:

Biden rrëzohet nga biçikleta

Biden rrëzohet nga biçikleta

Presidenti amerikan Joe Biden ra nga biçikleta gjatë shëtitjes pranë shtëpisë së tij në Rehoboth Beach në Delaware të premten, derisa ai dhe gruaja e tij festuan 45 vjetorin e martesës.

“Jam mirë”, thuhet se i tha presidenti shtypit që e panë atë të rrëzohej, transmeton Telegrafi.


Biden i tha shtypit se kishte probleme me heqjen e këpucëve nga pedalet e biçikletës, duke bërë që të binte.

Ai u fotografua i ulur në trotuar pas incidentit, i kapur në kornizën e biçikletës.

Pamjet tregojnë Biden me gruan e tij Jill – të rrethuar nga agjentë – duke vozitur poshtë një rruge pranë shtëpisë së tyre në Rehoboth Beach. /Telegrafi/