LAJMI I FUNDIT:

Biden vonon hapjen e dokumenteve sekrete të vrasjes së John Kennedyt

Biden vonon hapjen e dokumenteve sekrete të vrasjes së John Kennedyt

Heqja e shenjës së sekretit nga arkivat sekrete të vrasjes së ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy në Dallas në vitin 1963 do të shtyhet për një vit, njoftoi presidenti amerikan, Joe Biden.

“Agjencitë kanë propozuar të vonojnë heqjen e etiketës së fshehtësisë nga informacioni konfidencial në arkiva dhe ju siguroj se kjo do të realizohet deri më 15 dhjetor 2022”, thuajse 60 vjet pas vrasjes, njoftoi Biden.


Në vitin 2017, ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte Donald Trump, Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara hoqën shenjën e fshehtësisë nga një seri dosjesh, raporton cnn.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se arkivistët kishin mbetur prapa në kërkimet e tyre në dosje për shkak të pandemisë COVID-19 dhe se atyre u duhej më shumë kohë për të punuar.

Kjo vonesë është e nevojshme “për të parandaluar çdo sulm mbi sigurinë ushtarake, mbi operacionet e inteligjencës, për ruajtjen e rendit publik dhe për ruajtjen e marrëdhënieve të jashtme”, tha presidenti Biden.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se më shumë se 94 për qind e të dhënave në koleksionin e vrasjeve të Arkivit Kombëtar tashmë janë publikuar, me administratën që synon “zbulimin maksimal të mundshëm të informacionit deri në fund të vitit 2022”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori