LAJMI I FUNDIT:

Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim për Arabinë Saudite

Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim për Arabinë Saudite

Presidenti amerikan Joe Biden tha të shtunën se administrata e tij do të bëjë të hënën një njoftim lidhur me Arabinë Saudite, pasi raporti i shërbimeve të zbulimit del me konkluzionin se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kishte miratuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Lidhur me masa ndëshkimore që mund të merren kundër princit, Presidenti Biden tha “Të hënën do të bëjmë një njoftim lidhur me veprimet që do të marrim në drejtim të Arabisë Saudite”.


Të premten shërbimet amerikane të zbulimit deklasifikuan një raport ku kanë dalë me konkluzionin se Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman miratoi operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, i cili u vra në vitin 2018.

Khashoggi, i cili kishte statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA, shkruante opinione kritike mbi politikat e Princit të Kurorës në gazetën “Washington Post”. Ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll dhe trupi i tij u copëtua nga një ekip operativësh të lidhur me Princin e Kurorës.

Riadi ka mohuar çdo përfshirje në këtë akt të Princit të Kurorës, sundimtarit de facto të Arabisë Saudite.

“Ne vlerësojmë se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman miratoi operacionin në Stamboll të Turqisë për kapjen ose vrasjen e gazetarit Saudit Jamal Khashoggi”, thuhej në raportin e publikuar në internet të zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.

“Ne e bazojmë këtë vlerësim tek kontrolli që Princi i Kurorës ka tek vendimmarrja e Mbretërisë, përfshirja e drejtpërdrejtë në operacion e një këshilltari kryesor, punonjësve që sigurojnë mbrojtjen e Muhamed bin Salmanit si dhe mbështetjen e Princit të Kurorës për përdorimin e masave të dhunshme për të heshtur disidentët jashtë vendit, përfshirë Khashoggin”, shtohej në raport.

Ndryshe nga refuzimi i paraardhësit të tij Donald Trump për ta publikuar raportin, Presidenti Joe Biden ia hoqi dokumentit klasifikimin “sekret”, duke reflektuar një gatishmëri të re të SHBA-së për të sfiduar mbretërinë saudite për çështje nga të drejtat e njeriut tek lufta në Jemen. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori