Presidenti amerikan Joe Biden u takua të hënën me ekipin e tij të lartë të sigurisë kombëtare, ndërsa shqetësimet për një sulm të mundshëm hakmarrës iranian ndaj Izraelit u rritën.
Biden tha se ishte informuar për përgatitjet për të mbështetur Izraelin nëse sulmohej, ndërsa Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se zyrtarët po punonin “rreth orës” për të parandaluar një përshkallëzim, transmeton Telegrafi.
Tensionet janë rritur gjatë javës së fundit pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, për të cilin Irani ka fajësuar Izraelin dhe është zotuar për një hakmarrje “të ashpër”. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen.
Shumë vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, u kanë thënë gjithashtu qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani, nga ku dyshohet se Hezbollahu, një milici dhe lëvizje politike e mbështetur nga Irani, mund të luajë një rol në çdo përgjigje.
Gjatë konferencës së së hënës, Biden iu tha se koha dhe natyra e një sulmi iranian mbetën të paqarta, sipas faqes amerikane të lajmeve Axios.
Një ditë më parë, Blinken thuhet se u tha homologëve të tij të G7, se Irani dhe Hezbollahu mund të sulmojnë Izraelin brenda 24 deri në 48 orëve.
“Ne morëm përditësime mbi kërcënimet e paraqitura nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, përpjekjet diplomatike për të de-përshkallëzuar tensionet rajonale dhe përgatitjet për të mbështetur Izraelin nëse ai sulmohet përsëri”, tha Biden në një deklaratë të lëshuar pas konferencës.
Ai shtoi se po ndërmerren hapa për t’iu përgjigjur sulmeve ndaj forcave amerikane “në mënyrën dhe vendin e zgjedhur nga ne”. Të hënën, disa personel amerikan u plagosën në një sulm të dyshuar me raketa në një bazë ushtarake amerikane në Irak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Dorëheqje të papritura në Zvicër, largohen kreu i Forcave të Armatosura dhe shefi i inteligjencës

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania