LAJMI I FUNDIT:

Biden i përshkruan veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë si gjenocid

Biden i përshkruan veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë si gjenocid

Presidenti amerikan Joe Biden ka shkuar një hap tutje – ku për herë të parë i ka përshkruar veprimet ruse në Ukrainë si gjenocid.

Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në Iowa, ku vazhdon të jetë i bindur se Vladimir Putini nuk po zgjedh mjete në Ukrainë për t’ia arritur qëllimit, transmeton Telegrafi.

Më herët presidenti amerikan kishte refuzuar të përdor fjalën “gjenocid”, për të përshkruar veprimet ruse në Ukrainë.


Zelensky: Varreza të reja masive po zbulohen çdo ditë në Ukrainë
Lexo po ashtu Zelensky: Varreza të reja masive po zbulohen çdo ditë në Ukrainë

I pyetur nëse po mendon për masakrat mbi civilët në Bucha ishin gjenocid, ai tha: “Jo, mendoj se janë krime lufte”.

Biden më herët e kishte përshkruar presidentin rus Vladimir Putin si kriminel lufte.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk kishte pranuar menjëherë të komentoj deklaratat e të parit të shtetit më të fuqishëm në botë. /Telegrafi/