LAJMI I FUNDIT:

Biden: Nuk do t’i heqim sanksionet ndaj Iranit

Biden: Nuk do t’i heqim sanksionet ndaj Iranit
US President Joe Biden speaks to staff of the US State Department during his first visit in Washington, DC, February 4, 2021. (Photo by SAUL LOEB / AFP) (Photo by SAUL LOEB/AFP via Getty Images)

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha sot se nuk do të heqë sanksionet ndaj Iranit derisa ky vend të përmbushë detyrimet në fushën e energjisë bërthamore.

Duke iu përgjigjur një pyetje nga rrjeti CBS në lidhje me mundësinë e heqjes së sanksioneve për të bindur Teheranin që të kthehet në tryezën e negociatave dhe të shpëtojë marrëveshjen për programin bërthamor iranian, Joe Biden tha qartë se “Kjo nuk është e mundur”, raporton cnn.


I pyetur nga gazetarët nëse iranianët duhet të “ndalojnë së pari pasurimin e uraniumit”, presidenti amerikan u përgjigj duke tundur kokën në formë pohimi, sipas një pjese të bisedës që do të botohet në tërësi sonte.

Në vitin 2015, pas negociatave të gjata dhe të vështira, Shtetet e Bashkuara përfunduan një marrëveshje me Iranin që duhet ta parandalonte atë nga prodhimi i një bombe atomike. Teksti u nënshkrua nga superfuqitë e tjera (Kina, Rusia, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar) dhe më pas u ratifikua nga OKB-ja.

Por Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga traktati tre vjet më vonë, duke e quajtur atë të pamjaftueshëm në terma bërthamorë dhe në goditjen e veprimtarive të tjera “destabilizuese” të Republikës Islamike. Ish presidenti u kthye dhe më pas shtrëngoi të gjitha sanksionet ndaj Iranit që u hoqën në këmbim të marrjes së detyrimeve bërthamore gjersa Teherani nga ana e tij filloi të lirohet nga detyrimet e tij.

Joe Biden është zotuar të kthejë SHBA-në në marrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit me kusht që Irani të kthehet i pari në detyrimet e tij. Por udhëheqësit iranianë përsëritën të dielën se Shtetet e Bashkuara duhet të “heqin plotësisht” sanksionet përpara se të bien dakord të kufizojnë përsëri programin e tyre bërthamor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori