Veseli përcjell Bidenin deri në Aeroport: Mirupafshim mik! (Video/Foto)

Miku i madh i Kosovës, zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tashmë ka lëshuar tokën e Kosovës.
Por, deri në aeroplanin e tij, zëvendëspresidentin Biden dhe familjen e tij i ka përcjell kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së.
Telegrafi ka siguruar një video nga momentet e fundit të qëndrimit të zëvendëspresidentit Biden në Kosovë, të cilit “rrugë të mbarë” është zgjedhur t’i urojë Kadri Veseli -së bashku me këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, Abelard Tahirin.
Ndryshe, Veseli është takuar me Bidenin edhe sot gjatë ditës, në objektin e Kuvendit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































