LAJMI I FUNDIT:

Biden i kërkon G7-ës që të qëndrojnë të bashkuar ndërsa udhëheqësit “godasin” arin rus

Biden i kërkon G7-ës që të qëndrojnë të bashkuar ndërsa udhëheqësit “godasin” arin rus

Presidenti amerikan Joe Biden dhe aleatët perëndimorë hapën një samit tre-ditor në Alpet bavareze të dielën me qëllim që të parandalojnë pasojat ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe që të ruajnë koalicionin global që punon për të ndëshkuar agresionin rus.

Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Boris Johnson i Britanisë i paralajmëroi liderët që të mos dorëzohen edhe pse Rusia ka lëshuar raketa të reja në Kiev.


Kështu, udhëheqësit ishin vendosur të shpallnin ndalime të reja për importet e arit rus, i fundit në një seri sanksionesh që klubi i demokracive shpreson se do ta izolojë më tej Rusinë ekonomikisht.

Ata gjithashtu po shikonin kufijtë e mundshëm të çmimeve të energjisë që synojnë të kufizojnë fitimet ruse të naftës dhe gazit që Moska mund të nxjerrë në përpjekjet e saj të luftës.

Veç kësaj, Biden të dielën po niste zyrtarisht një partneritet global të infrastrukturës, i krijuar për t’iu kundërvënë ndikimit të Kinës.

“Duhet të tregojmë gjoksin”: Udhëheqësit tallen me Putinin në drekën e G7
Lexo po ashtu “Duhet të tregojmë gjoksin”: Udhëheqësit tallen me Putinin në drekën e G7

Nisma synon të shfrytëzojë 600 miliardë dollarë me vendet e tjera të G7 deri në vitin 2027 për të shpenzuar në projektet globale të infrastrukturës.

Ndryshe, Rusia, në një shfaqje të forcës para samitit, nisi sulmet e para me raketa kundër kryeqytetit ukrainas në tre javë, duke goditur të paktën dy ndërtesa banimi, sipas kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Biden dënoi veprimet e Rusisë si “më shumë barbarizëm të tyre” dhe theksoi nevojën që aleatët të qëndrojnë të vendosur.

“Ne duhet të qëndrojmë së bashku, sepse Putini ka llogaritur që në fillim se NATO dhe G-7 do të ndaheshin disi, por ne nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë këtë”, tha Biden gjatë një takimi para samitit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili mban presidencën e radhës të G-7 dhe është mikpritës i takimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori