LAJMI I FUNDIT:

Biden fitoi në Karolinën e Jugut, ngadalësoi vazhdimin e fushatës së Sanders

Biden fitoi në Karolinën e Jugut, ngadalësoi vazhdimin e fushatës së Sanders

Joseph R. Biden Jr. shënoi një fitore vendimtare në Karolinën e Jugut, duke ringjallur fushatën e tij dhe u bë konkurrenti kryesor, duke e ngadalësuar vazhdimin e fushatës së Senatorit Bernie Sanders, ndërsa gara e trazuar e Demokratëve po vazhdon të jetë e ashpër.

Ish-zëvendëspresidenti ka dominuar në garën e katërt për zgjedhjet presidenciale, duke mbledhur 48 për qind të votave në Karolinën e Jugut, transmeton Telegrafi.


Në këtë formë, ai ka arritur në pozitën e dytë dhe ka rritur shanset që të garojë në zgjedhjet e tre nëntorit, përballë presidentit Donal Trump.

Mbështetjen më të madhe, Biden e ka pasur nga afro-amerikanët, që janë komuniteti që pritet të jetë vendimtar në këtë zonë zgjedhore.

“Nëse demokratët dëshirojnë një kandidat që është një demokrat, një demokrat gjatë gjithë jetës, një demokrat krenar, një demokrat Obama-Biden, të bashkohet me ne”, tha Biden, duke shtuar, “Ne kemi mundësinë për të fituar të mëdha ose humbje të mëdha. Kjo është zgjidhja.”

Barnie Sander është kryesuesi aktual i primarëve, që ka marrë më pak se gjysmën apo vetëm 19 për qind të votave të Biden, derisa ndjekësi tij Tom Steyer që mblodhi vetëm 11 për qind bëri të ditur se është larguar nga nominimi. /Telegrafi/