LAJMI I FUNDIT:

Biden: E turpshme që Trump nuk po e pranon humbjen në zgjedhjet presidenciale

Biden: E turpshme që Trump nuk po e pranon humbjen në zgjedhjet presidenciale

Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, ka deklaruar se është e turpshme që kundërkandidati i tij nga radhët e Republikanëve dhe njëherish presidenti aktual Donald Trump, nuk i ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve.

Duke folur para masës nën Delware, Biden tha se tranzicioni është në proces e sipër, pavarësisht që Trump po refuzon t’i pranojë rezultatet, transmeton Telegrafi.


Ai shtoi se shpreson që së shpejti do të dalë me emrat e anëtare të kabinetit të tij deri në festën e “Ditës së Falënderimeve”, që shënohet çdo vit më 26 nëntor.

Kujtojmë që në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kanë garuar për të parin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden nga radhët e Demokratëve dhe presidenti aktual Donald Trump. /Telegrafi/