LAJMI I FUNDIT:

Biden, bisedën e parë telefonike do ta bëjë me kryeministrin kanadez

Biden, bisedën e parë telefonike do ta bëjë me kryeministrin kanadez

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve se telefonatën e parë si president i SHBA-së, Joe Biden do ta bëjë me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

“Thirrja e parë, thirrja e udhëheqësit të huaj do të jetë të premten me kryeministrin Trudeau”, tha ajo gjatë konferencës së saj të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të Bidenit.


“Unë pres që ata me siguri do të diskutojnë marrëdhëniet e rëndësishme me Kanadanë, si dhe vendimin mbi tubacionin Keystone që ne njoftuam sot”, tha Psaki, raporton cnbc.

Biden revokoi zyrtarisht lejen presidenciale të administratës së Trumpit, i cili i dha leje projektit të diskutueshëm të tubacionit ndërkufitar të naftës.

Ajo gjithashtu deklaroi se presidenti ia ka lënë në dorë Senatit të përcaktojë fatin e Donald Trumpit. /Telegrafi/