LAJMI I FUNDIT:

Biçikleta që kushton 9.990 euro, e frymëzuar nga Mercedes-AMG GT (Foto)

Biçikleta që kushton 9.990 euro, e frymëzuar nga Mercedes-AMG GT (Foto)

Kompania Mercedes dhe Rotwild për konsumatorët e vet kanë ofruar biçikletën me emrin GT S, e cila është e frymëzuar nga vetura sportive Mercedes-AMG GT.

Biçikleta GT S është projektuar me qëllim që të vendosë standarde të reja për biçikletat malore ‘high-performance’.


Siç transmeton koha.net, ajo karakterizohet me thekse të verdha SolarBeam dhe të zeza nga karboni, diskun e frenave Formula AMG R1 Racing FCS, rrotat me diametër prej 29-inç të bëra nga fibra të karbonit, gomat Continental Race King e të ngjashme.

GT S do të prodhohet në një seri të kufizuar, e cila është deri në 100 njësi, ndërsa çmimi për njësi është 9.990 euro. /Telegrafi/

bic1 bic2 bic3 bic4 bic5 bic6