Nga: Hasan Bello
Një nga llojet e bibliotekave që kanë ekzistuar në Shqipëri para dhe pas vitit 1912 ishin edhe bibliotekat private. Këto zotëroheshin nga familjet e mëdha shqiptare. Kështu, një nga bibliotekat më të pasura private ishte ajo e Familjes Vlora. Kjo bibliotekë është themeluar që në shek. XVII-të. Ajo përmendet nga udhëtari i famshëm turk Evlija Çelebi dhe disa autorë francezë, si François Pouqueville në librin “Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l’Empire Ottoman”, Paris, 1805, si dhe nga Auguste Boppe në librin “L’Albanie et Napoléon”, Paris, 1914. Për arsye të ndryshme, ajo është shkatërruar disa herë.
Në koleksionet e kësaj biblioteke kishte libra dhe dorëshkrime në gjuhët orientale (osmane, arabe, perse), greke, latine, italiane dhe franceze.
Duke nisur nga viti 1875, një nga pinjollët e Familjes Vlora, Syrja beu (i vëllai i Ferit Pashë Vlorës) dhe i biri i tij, Eqrem bej Vlora, do ta rithemelojnë këtë bibliotekë.
Në vitin 1914, ajo kishte 14,600 libra dhe 2000 dorëshkrime. Për shkak të trazirave politike në të cilat u përfshi Shqipëria në këtë periudhë, një pjesë e tyre u dëmtua.
Në vitin 1938, kjo bibliotekë kishte 8,700 libra e dorëshkrime në gjuhë të ndryshme (osmanisht, arabisht, persisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, greqisht dhe shqip) si dhe 138 Kur`ane të shkruara me dorë, të cilat, Eqrem beu i kishte mbledhur në Stamboll, Egjipt, Persi, Marok dhe Indi.
Pjesë e kësaj biblioteke ishte edhe një koleksion armësh me vlerë të jashtëzakonshme, objekte arkeologjike dhe suvenire të kulturave dhe popujve të ndryshëm, të mbledhura nga Syrja dhe Eqrem beu. Të gjitha këto u konfiskuan pas vitit 1944, për t’u bërë pjesë e bibliotekave e muzeve të Beogradit dhe Tiranës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj