LAJMI I FUNDIT:

BFI uron besimtarët mysliman në Maqedoninë e Veriut për fillimin muajit të shenjtë të Ramazanit

BFI uron besimtarët mysliman në Maqedoninë e Veriut për fillimin muajit të shenjtë të Ramazanit

Besimtarët myslimanë gjatë ditës së nesërme fillojnë agjërimin. Sipas kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi, muaji i Ramazanit është muaji kur ka filluar zbritja e Kuranit famë lartë dhe muaji i caktimit të lutjeve dhe agjërimit, si kusht esencial të Islamit, përmes të cilit identifikohen myslimanët.

Rexhepi tha se Ramazani është një muaj i rëndësishëm që të mëson se si duhet të jesh dhe si duhet të sillesh gjatë tërë vitit. Përmes ramazanit çdo besimtarë do të dal i pastruar nga mynafiku, tradhtia e grindjet.


“5 maji i vitit 2019 (1440, sipas Hixhrit) tubon të gjithë myslimanët e botës në gëzimin e tyre më të madh: prej të nesërmes, 6 maj, ata do të nisin muajin e tyre më të dashur – Ramazanin e bekuar, muajin kur ka filluar zbritja e Kuranit të madhërishëm dhe muajin e caktimit të ibadetit të agjërimit. Agjërimi është muaji i vetëpërmbajtjes nga të ngrënët, nga të pirët dhe nga marrëdhëniet intime në mes gjinive, nga sabahu, gjegjësisht nga imsaku deri në iftar. Dhe njëra prej shtyllave kryesore të islamit, por jo vetëm kaq, muaji i Ramazanit është një lloj momentumi i katër rrugëve: ballafaqimi i secilit prej nesh me të qen me të mirët, me jetua me të mirët, në vazhdimësi jo vetëm në këtë muaj. Në Ramazan njeriu veç merr mësimin që do ta zbatoj gjatë gjithë vitit, gjithë jetën e vetë për të qen i ndershëm dhe i devotshëm”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Rexhepi shtoi se uroj që të gjithë, me shpirt e me zemër, të jemi pranë Allahut. Na qoftë i lehtë dhe i pranuar Ramazani!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori