BFI reagon për produktin me mish derri: Është prodhuar në Serbi dhe logon “hallall” e ka siguruar atje
Bashkësia Fetare Islame në RMV ka dalë me kumtesë në lidhje me produktin fotografia e të cilit u publikua në rrjetet sociale, dhe shihej se i njëjti kishte logon “hallall” dhe përmbajtje të mishit të derrit.
Nga BFI thonë se produkti në fjalë që shitet në marketet “Stokomak” është prodhuar në Serbi dhe logon “hallall” e ka siguruar atje.
“Agjencioni për Hallall Standard në Republikës së Maqedonisë së Veriut, jemi institucioni i vetëm në vend që merret me certifikimin e produkteve sipas sistemit Hallall Standard, dhe ruajmë vlerën e logos Hallall, e ndjejmë për obligim t’ju njoftojmë se në marketet e STOKOMAK DOO Skopje, shitet një narezak prej mishi i cili e ka logon e Hallallit ndërsa në përbërjen e saj ka edhe mish derri.
“Njoftojmë opinionin si produkti i njëjtë është prodhuar në Republikën e Serbisë dhe i njëjti e ka siguruar logon atje. Si agjencion në bazë të detyrimeve kushtetuese të BFI-së dhe statutit të agjencisë për Hallall Standard, kemi bërë kërkesë direkte tek kompania në fjalë (Stokomak Doo Skopje) që urgjentisht të tërheq këtë produkt nga qarkullimi, njëherit Bashkësia Islame në Republikën e Serbisë të ndërmerr masa në tërheqjen e certifikimit hallall për kompaninë prodhuese”.
Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë besimtarët muslimanë për paraqitjen e rastit në Bashkësinë Fetare Islame të RMV, njëherit apelojmë që raste të tilla të drejtpërdrejtë të paraqiten në BFI”, thuhet në reagimin e BFI-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe