LAJMI I FUNDIT:

BFI: Kërkesat tona nuk janë shantazh, ndjehemi të diskriminuar nga Qeveria

BFI: Kërkesat tona nuk janë shantazh, ndjehemi të diskriminuar nga Qeveria

Bashkësia Fetare Islame (BFI) në Maqedoni ka vazhduar debatin me Qeverinë në lidhje me denacionalizimin e pronave fetare dhe ndërtimin e disa xhamive në vend.

Nga BFI thonë se pohimet e qeverisë se ky institucion fetar shantazhon dhe kërcënon nuk janë të vërteta, pasi siç thonë, ata hasin në pengesa për vite me radhë për kthimin e pronave që ju takojnë besimtarëve islam në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Pakënaqësitë tona nuk janë të trilluara, nuk janë artificiale dhe nuk janë fryt i ndonjë komploti me qëllim të “shantazhimit” të kujtdo qoftë, e më së paku të Qeverisë. E kundërta, pakënaqësia jonë buron nga jogatishmëria të zgjidhen problemet të cilat janë esenciale për funksionimin e BFI”.

“Po, është e vërtetë që ne po ndihemi të diskriminuar në mënyrë drastike nga realizimi i procesit të denacionalizimit, përmes të cilit ne nuk arritëm të rikthejmë as pjesën më të vogël të pronave tona për të cilat jemi të obliguar të përkujdesemi përpara Zotit dhe besimtarëve myslimanë e të cilat na takojnë edhe me ligjet e RMV. Ato prona janë vakëfe dhe janë lënë si amanet nga gjenerata të ndryshme myslimanësh që të shfrytëzohen për qëllime shumë fisnike, siç janë funksionimi dhe organizimi më i suksesshëm i jetës fetare, si edhe ndihma për institucionet arsimore në suaza të BFI”.

“Pengesat në të cilat ne po hasim tani e tri dekada, në përpjekjet tona që besimtarëve myslimanë t’ua kthejmë atë që iu takon, jo rrallëherë në të kaluarën kishin motive nacionaliste, jotolerante, diskriminuese dhe islamofobe. Premtimet boshe se do të zgjidhen problemet, të cilat të gjithë po shohim se nuk po zgjidhen, e kaluan kufirin e durimit tonë”, thonë nga BFI.

Ata shtojnë se qëndrimi i mëhershëm i tyre nuk duhej të konsiderohej si shantazh, pasi sipas tyre është hirrje për tejkalim të problemeve të grumbulluara ndër vite.

“Ne, të ballafaquar padrejtësisht me një sërë problemesh, mendojmë se: Përvetësimi i pronës së huaj paraqet grabitje! – Qëndrimi selektiv ndaj Bashkësive Fetare, kur është në pyetje kthimi i pronave të nacionalizuara dhe të dhuruarit e objekteve dhe trojeve atraktive Bashkësive të caktuara Fetare, është diskriminim!”

“Po i përkujtojmë me këtë rast problemet e Jeni-Xhamisë në Manastir, si edhe situatën në f. Llazhec, ku qe 100 vjet nuk lejohet ndërtimi i xhamisë, anipse fshati është multinacional dhe multikonfesional, me numër të barabartë myslimanësh dhe të krishterësh dhe në fshat funksionojnë dy kisha. Për rastin e Llazhecit, mes tjerash, është informuar edhe Organizata e KB, e cila dërgoi një zyrtar të vetë për të inspektuar situatën dhe e cila rekomandoi që problemi gjithsesi të tejkalohet”.

“Po ashtu, po përkujtojmë se BFI, jo fort moti, në Ohër i humbi pa kurrfarë kompensimi dy xhami të vjetra – atë të Imaretit dhe atë të Haxhi Kasamit, të cilat u rrënuan në mënyrën më vandale, me dinamit. Në Ohër, për momentin ekziston vetëm Xhamia e Ali Pashës, por edhe rikonstruktimi i saj po has në probleme të paimagjinueshme. Problem të theksuar ka edhe Xhamia e Hysamedin Pashës në Shtip, e cila i është shitur eparkisë së KOM-it nga ana e Ministrisë së Financave, me ç’rast kishte përpjekje që Xhamia të shndërrohet në kishë. Të gjitha këto ne po i përjetojmë si tregues të qartë të islamofobisë!”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

BFI u apelon organeve shtetërore gjegjëse që të nisim një dialog konstruktiv, efektiv dhe të sinqertë, pa premtime boshe. Ata apelojnë që menjëherë, pa e zgjatur, të hiqet dryni nga problemet e grumbulluara./Telegrafi/

Përplasje mes BFI-së dhe Qeverisë, kërkohet denacionalizimi i pronave të bashkësive fetare
Lexo po ashtu Përplasje mes BFI-së dhe Qeverisë, kërkohet denacionalizimi i pronave të bashkësive fetare

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori