LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes BFI-së dhe Qeverisë, kërkohet denacionalizimi i pronave të bashkësive fetare

Përplasje mes BFI-së dhe Qeverisë, kërkohet denacionalizimi i pronave të bashkësive fetare

Mosmarrëveshjet e pazgjidhura për denacionalizimin kanë përplasur Bashkësinë Fetare Islame (BFI) dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Nga BFI thonë se Qeveria është selektive dhe diskriminuese kur janë në pyetje pronat e bashkësive fetare, duke shtuar se Kisha Ortodokse Maqedonase është e favorizuar, ndërsa nga qeveria thonë të kundërtën. Sipas tyre, BFI kërcënon dhe vendos ultimatume, përcjell Telegrafi Maqedoni.


BFI-ja i ka dhënë afat 10 ditë qeverisë që të gjejë zgjidhje për rastet e përmendura, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë brenda afatit, nga BFI thonë se do të informojnë faktorët e jashtëm dhe mediumet.

“Përveç problemit të kthimit të ngadalshëm, selektiv dhe diskriminues të vakëfeve, duam të tregojmë edhe problemet që BFI i ka me organet e shtetit, të cilat pengojnë ruajtjen dhe aktivitetet e përditshme në objektet fetare që kanë trashëgimi kulturore, me çka jemi të shqetësuar për moszgjidhjen e statusit të objekteve fetare në fshatin Llazhec të Manastirit, Xhaminë “Husamedin Pasha” në Shtip dhe rikonstruimin e Xhamisë “Ali Pasha” në Ohër, objekt për të cilin ekziston dokument për ndërtim dhe donacione, të cilat në mënyrë burokratike nga institucionet shtetërore. Krahas kësaj, Kisha Ortodokse Maqedonase është e favorizuar dhe privilegjuar nga çdo aspekt”, thuhet në letrën e BFI-së dërguar Qeverisë.

Ndërsa për këtë të fundit sjellja e BFI-së është e papranueshme, pasi siç thonë, për lëndët të cilat janë përmendur ka procedura në rrjedhë tek organet kompetente dhe kjo nuk varet nga ta.

“Ky pushtet ekzekutiv kurrë nuk do të ndërmarrë hapa për të manipuluar ndjenjat fetare ose për të ndërhyrë në marrëdhëniet brenda apo ndërmjet bashkësive fetare. Në këtë drejtim, ne hedhim poshtë të gjitha akuzat se çdo bashkësi fetare është e favorizuar nga shteti dhe ne e konsiderojmë akuzën e tillë si tendencioze dhe të pa matur. Ne jemi një shtet laik, të drejtat dhe liritë fetare ushtrohen duke ndërtuar besim të ndërsjellë dhe jo përmes kërcënimeve dhe ultimatumeve”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Nga BFI theksuan se për marrëdhëniet me Qeverinë do të njoftojnë të gjithë besimtarët në 700 xhamitë e vendit. Ndërsa nga Qeveria rekomandojnë BFI-në që të nisin procedura para organeve kompetente, nëse në rastet e tyre nuk është vepruar sipas ligjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori