Beyonce dhe Jay-Z bënë një paraqitje publike të jashtëzakonshme në premierën e filmit “Mufasa: The Lion King” në Hollywood, duke sjellë vajzën e tyre 12-vjeçare, Blue Ivy, vetëm 24 orë pasi Jay-Z u përball me akuza të rënda për përdhunim të një vajze 13-vjeçare me Sean "Diddy" Combs në vitin 2000.

Çifti u shoqërua gjithashtu nga nëna e Beyonce, Tina Knowles, dhe u shfaqën të qeshur dhe të buzëqeshur përpara kamerave, duke treguar se qëndronin të bashkuar përballë tronditjes.

Jay-Z, i cili ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si një "përpjekje shantazhi", ka shprehur shqetësimin e tij për fëmijët, veçanërisht për Blue Ivy, të cilën ai frikësohet se do të pyetet për padinë nga shokët e shoqet saj. Jay-Z dhe Beyonce kanë edhe dy binjakë, Rumi dhe Sir, të cilët janë 7 vjeç, shkruan DailyMail.

92982189 14176035 image a 85 1733798685241

Në një reagim për Daily Mail, Jay-Z tha se kjo ishte një humbje tjetër e pafajësisë dhe se është e padrejtë që fëmijët e tij të ekspozohen ndaj akuzave të tilla.

Ai theksoi se familja e tij po përballej me një përpjekje për shkatërrimin e shpirtit njerëzor dhe se ai dhe Beyonce do të duhet të shpjegonin situatën për fëmijët e tyre.

92982183 0 image a 84 1733797908593

Në tapetin e kuq, Beyonce shfaqej elegante në një fustan të zi pa shpatulla me pika të arta, ndërsa Jay-Z kishte veshur një kostum ngjyrë kafe me kravatë të zezë.

Blue Ivy, e cila ka dhënë zërin për personazhin Kiara në filmin e Disney, u shfaq e veshur me një fustan floriri dhe flokë dredha. /Telegrafi/

92982835 14176035 Jay Z has revealed he is worried about what his children with Be m 109 1733799784727

92982841 14176035 image a 110 1733799855530

92982845 14176035 image a 112 1733799997923

92982539 14176035 image a 91 1733799157548

92983721 14176035 image a 2 1733802783194