LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: BDI dhe PDSH i kanë shërbyer të njëjtës kauzë

Bexheti: BDI dhe PDSH i kanë shërbyer të njëjtës kauzë

Aksionet që i ndërmerr Prokuroria Speciale janë në funksionim të kthimit të shtetit ligjor, vlerëson akademik Abdylmenaf Bexheti, I cili shton se është mirë që ata të jenë shumë të vendosur ashtu siç kanë nisur, edhe për shkak të opinionit por edhe për shkak të llogaridhënies që në këtë shtet ka kohë që ka munguar, njofton Shenja.

“Ta kemi parasysh, deficit i llogaridhënies nënkupton parakushtin bazik të një totalitarizmi. Aty ku s’ka llogaridhënie, thjeshtë dominon totalitarizmi. Në këtë proces mendoj se Prokuroria Speciale është në një nismë të mbarë, besoj nuk do të jetë nën influencë të politikës ditore. Është mirë që ata ta bëjnë punënë e vet në mënyrë shumë profesionale, të pandikuar në anësim, të pandikuar në forma të prioriteteve të caktuara”, tha Bexheti.


Sipas tij, sitauata e fundit me ngritjen e shqiponjës në Topanë dhe protestat e BDI-së kundër kryqit në Butel, janë vetëm akte për të fituar pikë politike.

“Thjeshtë është një teatër, një parodi para elektorale të cilët mundohen që të defokusojnë vëmendjen e caktaura, përplasje për të cilat nuk ka nevojë edhe shumë të debatohet. Sinqerisht mendoj se niveli i vetëdijes së popullatës është përtej vetëdijes së lidershipit. Dhe kjo është një e mirë”, deklaroi Bexheti.

Ndërsa sa u përket dy partive shqiptare BDI dhe PDSH, Bexheti tha se të dyja i kanë shërbyer të njëjtës kauzë.

“I kanë shërbyer të njejtës strukturë qeverisëse, të njejtit bos, nëse mund të thuhet kështu në fjalorin popullur, por nga pozita të ndryshme”

I pyetur për rolin e partive të reja shqiptare, akaemi Abdylmenaf Bexehti, tha se është skeptik duke u nisur nga ajo se ata nuk kanë arritur që të caktojnë alternativat madhore për atë për të cilën deklarohen.

“Pra nëse alternativë kryesore e një opozite shqiptare është që njëherë të delegjitimojmë këtë okupacion politik shqiptar që zgjat me dekada, atëherë ata duhet t’I tejkalojnë interest e veta dhe ta bëjnë atë front popullor që të arrihet kjo”, përfundoi Bexheti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori