LAJMI I FUNDIT:

Betohen asamblistët e rinj në Mitrovicë të Veriut, Sadiku: Shpresoj që aksioni i ardhshëm të jetë heqja e rrethojave të komunës

Betohen asamblistët e rinj në Mitrovicë të Veriut, Sadiku: Shpresoj që aksioni i ardhshëm të jetë heqja e rrethojave të komunës

Në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut të mërkurën janë betuar 14 asamblistë të rinj të cilët vijnë nga Iniciativa Qytetare, kjo pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës Serbe në fillim të muajit nëntor.

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skender Sadiku në një prononcim për media tha se mbledhja ishte e rregullt, duke theksuar se dita e sotme është një shenjë që jeta e qytetarëve është duke u kthyer në normalitet.

“Jam krenar me këtë asamble, kemi zgjedhur një qytetar nga komuniteti boshnjak. Një qytetarë i cili është mitrovicas i moçëm dhe një qytetar i cili i din problemet e lagjes, por edhe është veteran i kësaj ndërtese. Kjo është një shenjë që ka normalitet dhe që po kthehet jeta…është nevoja që të merremi me çështje të vogla të qytetarëve. Motoja e Iniciativës, prej fillimi ka qenë ‘Rrallë kush mund të bëjë gjëra të mëdha, ne do të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe’. Kjo është motoja që i duhet këtij qyteti , i duhet një normalitet për të gjitha komunitetet edhe për komunitetin serb”, ka thënë Sadiku.

Sadiku shpreson se në aksionin e ardhshëm do të largohen edhe rrethojat në këtë komunë.

“Jemi të thirrur të luajmë në liga të lagjeve, në liga më të ulëta. Shpresoj që aksioni i ardhshëm të jetë që të largohen këto hekura, pasi këto të japin përshtypjen nëse është kopsht zoologjik, a është ndonjë institucion i të çmendurve apo i rrezikum. Ky është institucion i qytetarëve”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nedzat Ugljanin deklaroi se Komuna e Mitrovicës së Veriut ka punuar me shtatë drejtori, edhe pse siç u shpreh ai, do duhej të punonte me 16 sosh.

“Sipas statusit ka pas vyjt me funksionu me 16 drejtori. E komuna ka funksionu me shtatë drejtori. Kjo komunë ka funksionu pa Zyrën për komunitete, e është e obligueshme ta ketë dhe nënkryetarin për komunitete në këto 10 vite, fatkeqësisht kjo s’ka ndodh”, ka thënë ai.

Ugljanin shtoi se punëtorët e kësaj komune s’duhet ta lëshojnë vendin e punës përkundër presionit politik.

“Nga situata politike e dimë që është presion edhe për punëtorët. Por ne ju bëjmë thirrje që mos ta lëshojnë punën. Ne merremi me shtëpinë tonë që e kemi gjet të zbrazur”, deklaroi Ugljanin.

Telegrafi po ashtu ka siguruar dhe listën me nënshkrimet e 14 asamblistëve të rinj të Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori