Sot, para Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe Sekretares së Përgjithshme, Cvetanka Ivanova, anëtarët e sapoemëruar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhanë deklaratë solemne, njofton Telegrafi Maqedoni.

Anëtarët e rinj të trupit më të lartë zgjedhor në shtet, të cilët u zgjodhën më 12 janar 2021, janë: Aleksandar Dashtevski, kryetar; Ditmire Shehu – nënkryetare dhe anëtarët: Boris Kondarko, Oliver Ristovski, Radica Risteska, Boban Stojanoski dhe Krenar Lloga.

Anëtarët e rinj të KSHZ-së e kanë sfidën e parë me zgjedhjet lokale në vend që duhet të mbahen në tetor të këtij viti. /Telegrafi/