LAJMI I FUNDIT:

“Betisi na dominoi”, Xavi i pakënaqur me paraqitjen jo bindëse të Barcelonës

“Betisi na dominoi”, Xavi i pakënaqur me paraqitjen jo bindëse të Barcelonës

Barcelona do të luajë ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, pasi të dyja skuadrat kaluan në gjysmëfinale pas penalltive. Megjithatë, ajo ka nxjerrë në pah më shumë gjëra negative sesa pozitive për dy ekipet, veçanërisht atë të Xavi Hernandez.

Blaugranët kaluan në epërsi dy herë kundër Real Betisit, në pjesën e parë përmes Robert Lewandowski, dhe në pjesën e parë të vazhdimeve përmes Ansu Fati, por u barazuan në të dyja rastet nga një Real Betis këmbëngulës.

Pas ndeshjes, Xavi shpjegoi se Barcelona humbi kontrollin e ndeshjes.


“Ne kemi kaluar nëpër faza të ndryshme. Pjesa e parë ishte e jona. Betis na dominoi në disa faza të pjesës së dytë. Ne kemi dominuar në kohën shtesë, por me lojën fantastike të Lorenit, ata barazuan”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Ne e kemi bërë jetën shumë të vështirë për veten tonë. Nuk kemi ditur të mbrohemi aq mirë sa në Metropolitano. Duam të luajmë atë finale të shumëdëshiruar”.

“Rruga që duhet ndjekur është ajo e pjesës së parë, jo ajo e së dytës. Na mungonte mentaliteti. E para ishte fantastike, por jo e dyta. Nuk kemi qenë në nivelin e nevojshëm, sidomos pa top. Betis na ka dominuar”, përfundoi spanjolli.

Vlen të theksohet se ndërsa Barcelona u mbrojt mirë në Metropolitano, Atletico Madrid gjithashtu dominoi ndeshjen për një orë.

Ndonëse Blaugranët i kanë kaluar stuhisë në shumë raste, më shpesh duket se ata do të humbasin kontrollin e një ndeshjeje në një moment. Gavi, Pedri dhe Frenkie de Jong filluan në mesfushë, por zëvendësimi i holandezit me Sergio Busquets uli ritmin dhe ndikoi për të keq te Barça. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori