I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte portieri i njohur Betim Halimi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Portieri i njohur kosovar, Betim Halimi, ka ndarë përvojën e tij të veçantë kur mori mundësinë për të shkuar në prova te Chelsea, një moment që ai e përshkruan si “shumë të pabesueshëm dhe të çuditshëm”.


“Me të tregu drejtën ka qenë shumë e pabesueshme edhe e çuditshme edhe më kujtohet shumë mirë kur pata apliku për vizë të Anglisë në ambasadë, nuk e besonte askush”.

“Po çka Chelsea? Edhe pati ndodhur prej një menaxhere shqiptar, në fakt nuk ka qenë menaxher por ka pasur shoqëri me menaxhera”.

“Është e çuditshme se ajo ka qenë e gjinisë femërore ka qenë e Zvicrës dhe më kishte ofruar tri-katër mundësi me ekipe shumë të mëdha si Chelsea, tash nuk po më kujtohet cilat pasi kjo punë i ka 10 vjet dhe nuk po më kujtohet cilat ekipe kanë qenë dhe vendos ku dëshiron të shkosh ta provosh vetën”.

“Edhe me ardh përshembull në atë kohë, tash me qenë tash pak më ndryshe janë gjërat, por në atë kohë ka qenë diçka e pabesueshme edhe unë po i them jo në Chelsea e kam qejf Chelsean po shkoj aty”.

“Edhe kur filluan bisedat të bëheshin më serioze ma dërgoi ftesën e Chelseat, mi mori njëherë të dhënat e mia e disa video çfarë iu interesonin atyre dhe kur më erdhi ftesa ishte e pabesueshme”, ka rrëfyer Halimi.

Episodin e plotë me Betim Halimin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

telegrafi sport app