Fotografi tejet interesante janë realizuar në Brazil, ku është dokumentuar beteja shumë e rrallë mes një krokodili dhe anakondës.

Gjarpri gjigant ishte mbështjell përreth trupit të krokodilit, ku gjatë betejës 40 minutëshe autori i fotografive priste që të mësojë se kush do të jetë fituesi i luftës në lumin Cuiaba, transmeton Telegrafi.


Krokodili me çdo kusht mundohej të çlirohej nga anakonda që e kishte mbërthyer, por ai për asnjë moment nuk u dorëzua duke i ngulur dhëmbët e mprehtë në trupin e gjarprit gjigant.

Në fund lufta përfundoi pa fitues, e këtë e konfirmoi autori i fotografive Kim Sullivan nga Indiana, i cili tha se krokodili u zhyt në ujë e anakonda doli mbi sipërfaqen e ujit për të vazhduar rrugëtimin drejt një grope në afërsi të lumit. /Telegrafi/

2 24

3 16

4 11

5 8

6 6

7 5

8 6

9 5