LAJMI I FUNDIT:

Best Buy Awards: HIB PETROL shpallet kompania më e mirë e derivateve në Kosovë

Best Buy Awards: HIB PETROL shpallet kompania më e mirë e derivateve në Kosovë

Lideri kosovar i derivateve, rrjetit të restoraneve dhe marketeve, korporata HIB sot ka njoftuar se është zgjedhur si rrjeti më i mirë i derivateve në Kosovë për raportin e cilësisë ndaj çmimit.

HIB Petrol është vlerësuar me medaljen ‘Best Buy 2023’ nga  kompania zvicerane ICERTIAS – International Certification Association GmbH me bazë në Cyrih të Zvicrës.

Ky çmim është arritur nga vlerësimet e konsumatorëve kosovarë të cilët kanë marrë pjesë në hulumtimin e pavarur të realizuar në janar të këtij viti  në Kosovë nga Organizata Ndërkombëtare ICERTIAS.

pyetjen ‘Sipas përvojës suaj personale, cili zinxhir i derivateve ofron raportin më të mirë çmim-cilësi në tregun kosovar’, qytetarët e Kosovës u përgjigjën duke e konfirmuar që HIB Petrol është vendi që ata e cilësojnë si pikën më cilësore të derivateve në tregun tonë.‘‘Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se HIB Petrol, lideri kosovar i derivateve ka marrë çmimin dhe medaljen prestigjioze “Best Buy”. Kjo medalje është një dëshmi e përkushtimit të punës tonë për të ofruar derivate me cilësi të lartë dhe shërbime të shkëlqyera për konsumatorët tanë, në çdo vend ku HIB është prezent” thuhet në kumtesën për media nga HIB Petrol.

“Për këtë arritje është e rëndësishme të shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin dhe kontributin e stafit tonë, që është një nga vlerat më të larta të kompanisë dhe secili prej tyre është një pjesë e rëndësishme e familjes sonë të madhe. E vlerësojmë jashtëzakonisht besnikërinë e partnerëve tanë përgjatë viteve dhe për besimin e përhershëm të klientëve tanë duke inkurujuar të gjithë të ndalojnë dhe të përjetojnë shërbimin më të mirë të derivateve!’’

HIB është njëra ndër korporatat më të mëdha në Kosovë, e cila ka mbi 1200 të punësuar në gjitha njësitë e biznesit të saj, ndërsa së fundmi HIB Petrol është  zgjeruar edhe në Maqedoninë e Veriut, me hapjen e pikës së re në Shkup.

Më shumë rreth Best Buy Award per HIB Petrol 2023:

Best Buy Award 2023

Artikull i sponzorizuar