LAJMI I FUNDIT:

Besoni ose jo: Faktet flasin se femrat janë shofere më të mira

Besoni ose jo: Faktet flasin se femrat janë shofere më të mira

Kur vjen fjala te vozitja, femrat janë fituese.

Sipas studimit të bërë nga Privilege Insurance, me bazë në New York, del se janë femrat ato që e zotërojnë më mirë timonin dhe drejtimin e veturës.

Në hulumtimin që ka zgjatur një muaj, janë sfiduar nga pesëdhjetë femra dhe meshkuj.


Ata janë detyruar të kalojnë nëpër katërmbëdhjetë kategori të ndryshme të vozitjes, derisa janë kontrolluar në çdo hap nga dyqind monitorues.

Vetëm një për qind e femrave kanë kryer tejkalime të rrezikshme në trafik, derisa këtë e kanë bërë 14 për qind e meshkujve, transmeton Telegrafi.

Të pakujdesshme në përdorimin e telefonit gjatë vozitjes kanë qenë 16 për qind e femrave, për dallim nga 24 për qind e meshkujve që e bëjnë këtë.

Në përdorimin adekuate të pasqyrës dhe respektimin e shpejtësisë së lejuar, femrat po ashtu kanë dalë në vend të parë.

Në total, femrat kanë mbledhur 23.6 pikë, nga 30 sa janë gjithsej. E, meshkujt i kanë mbledhur vetëm 19.8 pikë. /Telegrafi/

drive