LAJMI I FUNDIT:

Besojeni apo jo, ju mund ta vozitni çatinë e kësaj Fiat Panda

Besojeni apo jo, ju mund ta vozitni çatinë e kësaj Fiat Panda

Nëse mendoni se Holden Commodores dhe Ford Falcons në parkingun e McDonald’s kanë vështirësi për të kaluar një pengesë shpejtësie, kurseni një mendim për shoferin e këtij “Fiat Panda” lundruese, e cila duket si një skateboard.

Në një video të postuar në Instagram, modifikuesit e veturës italiane, Carmagheddon, e shfaqën kofanon, dritaret dhe një çati të Fiat Panda-s duke lëvizur në një parking veturash – edhe pse aty nuk dukeshin rrotat dhe se nuk kishte asnjë hapësirë të motorit.


Grupi në fjalë i postoi 2 video në YouTube, ku dhanë detaje mbi procesin pas modifikimit të veturës më të shitur italiane në një iluzion optik i cili të lëvizshëm, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Projekti filloi me fabrikimin e grupit të një “shasie” të personalizuar për të mbështetur çatinë dhe kofanon e Panda-s, duke ruajtur hapësirën e mjaftueshme poshtë për të montuar një motor të kositëses së barit dhe tre rrota – dy në pjesën e pasme dhe një përpara, të kontrolluara nga një timon të konfiguruar.

Pavarësisht paraqitjes, brenda ka vend edhe për një shofer, me një kamerë GoPro në çati që dërgon video live në një telefon të mençur në mënyrë që ata të mund të shohin se ku po shkojnë.

Rezultati përfundimtar është një “veturë” e cila duket si një defekt teknik në një video-lojë, megjithëse nuk arrin të përmbushë modelin origjinal të Fiat Panda për të mbajtur katër persona plus bagazhe. /Telegrafi/