Kandidati për kryetar të Pejës nga Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kelmendi (nr. 105), së bashku me kandidatin për Asamble, Besnik Zeqiraj (nr. 11), vizituan sot gjigantin prodhues të tekstilit në Pejë, fabrikën “Artatex”, e cila vepron jo vetëm në Kosovë, por ka edhe treg ndërkombëtar.

Ata u pritën nga drejtuesit kryesor të fabrikës, ku shpalosën programin e tyre qeverisës për bizneset pejane, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për krijimin e vendeve të reja të punës.




“Artatex është fabrikë e rrobave të punës ku duart e qytetarëve të ndershëm e punëtorë të Pejës krijojnë produkte cilësore, jo vetëm për tregun vendor, por edhe për atë ndërkombëtar", tha Kelmendi.

Ai shtoi se, nën qeverisjen e tij, “do të jemi bashkëpunëtorë të bizneseve që krijojnë vende të reja të punës. BASHKË”.

Në takim ishin të pranishëm edhe bartësi i listës së LVV-së, Berat Ganiqi, dhe kandidati për Asamble, Sanie Peteni (nr. 37), të cilët bashkë me Kelmendin dhe Zeqirajn diskutuan mundësitë për përmirësimin e klimës për bizneset lokale në Pejë.

Foto: Kandidati për Asamblenë Komunale të Pejës, Besnik Zeqiraj