Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar kompaninë Kosmonte Foods, duke vlerësuar rolin e saj në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës për qytetarët e komunës.

Osmani u shpreh i impresionuar nga puna dhe vizioni i menaxhmentit dhe stafit të kompanisë, duke theksuar përkushtimin e tyre ndaj inovacionit, cilësisë dhe qëndrueshmërisë.




“Kosmonte Foods nuk është vetëm një kompani ushqimore – është shembull i vizionit dhe i punës së palodhshme, duke sjellë produkte cilësore për qytetarët tanë dhe duke krijuar vende pune dhe zhvillim për vendin”, tha Osmani.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve lokale si një komponent kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.