Besnik Hasi buzë shkarkimit nga klubi i arab

Besnik Hasi pritet të shkarkohet nga Al-Ahli dhe pritet të zëvendësohet nga Jorge Jesus.
Strategu shqiptar nuk ka plotësuar pritshmëritë e klubit dhe do t’i ndajnë rrugët në ditët e ardhshme.
Lajmin për shkarkimin e Hasit e kanë bërë të ditur gazetarët si Cesar Luis Merlo dhe Ekrem Konur.
“Al-Ahli ka vendosur të shkarkojë trajnerin e tij, shqiptarin Besnik Hasi. Prandaj ia bëri një ofertë miliona dollarëshe Jorge Jesusit, i cili ka pranuar të përgjigjet në ditët në vijim”, ka shkruar gazetari Merlo.
Në anën tjetër, Konur raporton se Al-Ahli nuk dëshiron të vazhdojë me Hasin dhe Jesus pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare.
Al-Ahli është aktualisht në vendin e nëntë me 20 pikë, 21 më pak se lideri Al-Lttihad, e që kjo duket se shpijen në shkarkimin e trajnerit shqiptar. /Telegrafi/


















































