LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Të ardhurat deri në muajin qershor janë më të larta për 14 përqind

Besimi: Të ardhurat deri në muajin qershor janë më të larta për 14 përqind

Mbledhja me të vërtetë e mirë e taksave në buxhet nga fillimi i vitit, bëri të mundur ndarjen e fondeve shtesë për masat për të mbështetur ekonominë dhe për investimet kapitale. Nga fillimi i vitit deri më 21 qershor, të ardhurat totale janë më të larta për 14.5 përqind krahasuar me vitin e kaluar, për shkak të mbledhjes me të vërtetë të mirë të taksave dhe kontributeve, tha Ministri i Financave Fatmir Besimi në panelin “Rimëkëmbja Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në Forumin Ekonomik të Shkupit.

“Përfshirë të dhënat më të fundit që kemi për mbledhjen e detyrave në buxhet, pra nga fillimi i vitit deri më 21 qershor, të ardhurat totale janë më të larta me 14.5 përqind, me të ardhurat nga taksat që janë më të larta me 19.3 përqind dhe kontributet me 5, 8 përqind.


Megjithëse baza e krahasimit vitin e kaluar përfshin muaj kur realizimi i të ardhurave ishte nën efektin e fortë të krizës me Covid-19, ka mbledhje të mirë të taksave në buxhet deri në mes të marsit, domethënë në periudhën që nuk u prek nga kriza.

Buxheti është në gjendje të mirë. Shpenzimet bëhen rregullisht dhe në kohë, ndërsa disa obligime paguhen edhe para kohe, me qëllim të mbrojtjes së kategorive të caktuara të qytetarëve, siç është rasti i pagesës së parakohshme të pensioneve”, tha Besimi.

Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, Besimi theksoi se me ribalancin e buxhetit, mbledhja më e mirë e taksave në thesarin e shtetit do të adresojë nevojën për të zbatuar masa të menaxhimit të krizës, subvencione, si dhe për të rritur investimet kapitale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori