Besim Muzaqi emërohet drejtor i spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri


Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka uruar Mrsc.Ph. Besim Muzaqin me rastin e emërimit të tij në pozitën e drejtorit të Spitalit “Sheikh Zayed”.
Përmes një postimi publik, Idrizi i ka dëshiruar Muzaqit punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e institucionit shëndetësor, duke vënë theksin në rëndësinë e ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit i ka shprehur drejtorit të ri gatishmërinë për bashkëpunim të plotë institucional, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së kujdesit për pacientët.
“Urime dhe punë të mbarë!”, ka shkruar Idrizi në urimin e tij drejtuar drejtorit të ri të Spitalit “Sheikh Zayed”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































