LAJMI I FUNDIT:

Besa Gaxherri, Gjinit: E keni pas ëndërr pushtetin andaj bëtë koalicion

Besa Gaxherri, Gjinit: E keni pas ëndërr pushtetin andaj bëtë koalicion

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës i është kundërpërgjigjur Ardian Gjinit për punën e kryeministrit rreth Demarkacionit.

Sipas saj, Isa Mustafa ka bërë çmos që ta nxjerr për votim në Kuvend çështjen e Demarkacionit.


Ajo akuzoi se ishte pikërisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ajo që e pamundësoi këtë.

“Kryeministri ka bërë çmos për ta sjell në Kuvend demarkacionin. Lidhja Demokartike është e njohur se e bën zgjidhjen e çdo problem. Ju e keni pas ëndërr me ardh në pushtet e kur e keni pa që nuk po mundeni atëherë hynët në koalicion me PDK-në’ tha ajo.